Sport

Alarm në klubin e Serisë A, 6 pjesëtarë të klubit rezultojnë pozitivë ndaj koronavirusit

7 Maj 2020, 17:24 Nga DOSJA
Alarm në klubin e Serisë A, 6 pjesëtarë të klubit

ITALI-Koronavirusi është shndërruar në një shqetësim të vërtetë për klubin e Fiorentinës në Itali, sepse pas tre futbollistëve si Cutrone, Vlahovic e Pezzella, që u prekën fillimisht, të tjerë pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë së fundi.

Ditën e sotme kryen ekzaminimet disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të klubit vjollcë, sipas protokollit të sigurisë për rinisjen e stërvitjes dhe plot 6 prej tyre, tre prej të cilëve futbollistë, rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.

Lajmi u dha nga vetë klubi i Fiorentinës, që në komunikatë njoftoi se të gjithë të prekurit i janë nënshtruar menjëherë karantinës , ku do të qëndrojnë për dy javë, për të shmangur infektimin e pjesëtarëve të tjerë të klubit.

Ky lajm vjen në një moment ku në Itali po bëhet një debat mjaft i madh nëse duhet të rifillojë futbolli apo jo dhe kryeministri Giuseppe Conte ka dhënë miratimin paraprak për nisjen e stërvitjes sipas një protokolli të rreptë, por nuk ka garantuar lejimin e zhvillimit të ndeshjeve.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina klubi i serie a fiorentina klubi i serie a

Sondazh

Poll