Sport

La Liga pason Gjermaninë, në Spanjë bëhen gati për ndryshimin specifik në rregullore

7 Maj 2020, 20:27 Nga DOSJA
La Liga pason Gjermaninë, në Spanjë bëhen gati për

Gjermania është lokomotiva e Europës. Kur gjermanët vendosin vazhdimin e sezonit futbollistik, kjo vlen edhe për shumicën e vendeve europiane. Kështu, La Liga pritet të rikthehet brenda muajit.

Klubet spanjolle kanë rënë dakord që të zbatojnë protokollin e caktuar, në mënyrë që koronavirusi të mos përhapet nga lojtari në lojtar. Liga mund të aprovojë që bëhen 5 zëvendësime brenda një ndeshjeje, meqë kalendari do të jetë tepër i ngjeshur.

Një lëvizje e tillë është konsideruar pozitive dhe nga trajnerët, ndërsa “big”-ët e pranojnë me dëshirë. Reali, Barcelona dhe Atletico e kanë stolin e kompletuar dhe nuk kanë probleme në këtë aspekt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus la liga ndryshim coronavirus la liga ndryshim

Sondazh

Poll