Sport

“Donnarumma duhet të largohet nga Milani”, legjenda e Italisë sugjeron kalimin në Premier League

7 Maj 2020, 20:43 Nga DOSJA
“Donnarumma duhet të largohet nga Milani”, legjenda e

Gianluca Pagliuca, ish-portier legjendar i Italisë, mendon se Gianluigi Donnarumma duhet të largohet nga Milani. Sipas tij, 21-vjeçari nuk mund të fitojë asgjë te “Djalli”, të paktën për disa vite.

Sugjerimi i tij është një transferim i mundshëm dhe strategjik në Premier League, ku ka skuadra me më shumë potencial.

“Donnarumma është i afërt me Milanin dhe do të dëshironte të qëndronte, por i duhet të jetë i kujdesshëm. Duhen vite që kuqezinjtë të fitojnë diçka të madhe. Ka skuadra të tjera që janë dukshëm përpara. Duhet të mendohet për këtë”, është shprehur Pagliuca.

“Nëse një ofertë e majme vjen shpejt, të isha si ai do të kërkoja të kaloja në Premier League. Pra, do e shfrytëzoja mundësinë e largimit”, ka shtuar ish-portieri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali milan pagliuca itali milan pagliuca

Sondazh

Poll