Sport

Alarmi koronavirus vazhdon, 38 vetë në një klub sportiv në Brazil rezultojnë të infektuar!

7 Maj 2020, 16:43 Nga DOSJA
Alarmi koronavirus vazhdon, 38 vetë në një klub sportiv në

Lajm i keq nga Brazili. Duket se koronavirusi ende është shumë i pranishëm atje dhe në vende të tjera të Amerikës Latine.

Skuadra fituese e Copa Libertadores, Flamengo e Jorge Jesus dhe Gabriel Barbosa, ka komunikuar se nga 293 teste me tamponë të kryer në klub, nga ekipi i parë deri te moshat më të vogla, përfshirë staf dhe magazinierë, kanë rezultuar 38 persona pozitivë, pra të infektuar, përfshirë këtu dhe familjarë.

Nga këto 38, gjashtë janë pjesëtarë stafi, 4 punonjës dhe 25 familjarë, por edhe tre futbollistë. Në këtë gjendje, atje nuk mund të flitet për rikthim në fushë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus flamengo pozitive coronavirus flamengo pozitive

Sondazh

Poll