Sport

Letra nga Ministria, Federata Shqiptare e Futbollit reagon shpejt: Kemi gati grupin e ekspertëve

7 Maj 2020, 18:42 Nga DOSJA
Letra nga Ministria, Federata Shqiptare e Futbollit reagon shpejt: Kemi gati

Ministria e Shëndetësisë më në fund sot reagoi me një letër zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, duke rindezur shpresat se së shpejti futbolli kombëtar do të rikthehet.

Në FSHF kanë reaguar menjëherë pas reagimit zyrtar të ministres Manastirliu, duke njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se grupi i punës është gati. ABC News ka shkuar më tej, duke zbuluar se mjekët Gianluca Stesina, dhe Mel Ostreni janë pjesë e grupit të punës të FSHF-së, si dhe një mjeke tjetër.

Ky grup i zgjedhur do të jetë nën koordinimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. Së shpejti pritet edhe një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, para se të caktohet data përfundimtare e rinisjes.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf letra ministria fshf letra ministria

Sondazh

Poll