Aktualitet

Nderimi i Majorit Klodian Tanushi, bashkëshortja: S’e harroj puthjen e fundit që iu dha fëmijëve në gjumë, nuk ngopej

7 Maj 2020, 21:02 Nga DOSJA
Nderimi i Majorit Klodian Tanushi, bashkëshortja: S’e harroj puthjen

TIRANË– Bashkëshortja e major Klodian Tanushit, Semi Tanushi gjatë një lidhje live në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’, nga shtëpia në Tiranë ku ajo rrit e vetme tre fëmijët e mbetur jetim, mes lotësh rrëfen takimin e fundit me Klodianin.

Ai u nis herët në mëngjes në mision. Puthja e fundit që iu dha tre fëmijëve në gjumë, ishte një shenjë lamtumire e 39-vjeçarit që u kthye i pajetë në atdhe. 

‘Shumë i vështirë ky vit. Një dhembje shumë e madhe. I falenderoj të gjithë që na kanë qëndruar kaq afër. Plot kujtime na ka lënë. Ishte një baba shembullor për fëmijët. Telefonatat i kemi patur çdo sekondë. Për shkak të situatës së vështirë. Të rrisësh tre fëmijët e vetme është e vështirë. Vajzat e kanë patur më të vështirë, për mua ishte shkatërrim. E kërkonte në telefon dhe i binte ziles duke e kërkuar. Vajza e vogël e kërkon cdo ditë. Atë ditë iku herët, i puthi fëmijët në gjumë, nuk e harroj momentin kur nuk ngopej duke i puthur. Nuk ndahej dot. Tashmë jemi bashkë në shtëpi duke kaluar këtë situatë të vështirë”, rrëfen këtë takim të fundit Semi, bashkëshortja e Klodianit.

Një vit më parë, më datë 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi.

I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i Atdheut”. Major Klodian Tanushi ka kryer detyrën si Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi semi tanushi klodian tanushi semi tanushi

Sondazh

Poll