Aktualitet

Rraja me kapele, zbardhen PAMJET që fundosin Halilajn në atentatin ndaj Ndojës, luajti eskortën pas “Benz”-it, i

7 Maj 2020, 18:12 Nga DOSJA
Rraja me kapele, zbardhen PAMJET që fundosin Halilajn në atentatin

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga dosja hetimore që përshkruan lëvizjet e Ariol Halilajt dhe mënyrën se si u ka ardhur në ndihmë atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se kanë në duar filmime, ku shihet mjaft qartë edhe roli i Halilajt në atentat. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 29-vjeçar që u la sot në burg, është takuar fillimisht në Durrës me Redjan Rrajën dhe një tjetër person, të cilët kanë qenë duke mbajtur në mbikqyrje lëvizjet e prokurorit.

29-vjeçari me Rrajën dhe personin tjetër, identeti i të cilit, nuk bëhet ende me dije janë vënë në ndjekje të prokurorit në rrugën Durrës-Tiranë. Halilaj ka shoqëruar lëvizjen e tyre (Rrajës dhe personit tjetër) si eskortë nga një automjet “Hyundai”, i ka parakaluar gjatë rrugës dhe i ka pritur në zonën e Shkafanës, pikërisht pranë zonës ku u gjet i braktisur edhe mjeti i atentatorëve.

Të gjitha këto lëvizje janë siguruar nga kamerat e sigurisë. Por prova më binëse është filmimi, ku tregon qartë kur atentatorët kanë hipur në mjetin “Hyundai”, pranë një magazine. Në këto pamje, shihet Rraja që mban një kapele në kokë, ndërsa personi tjetër ka diçka në duar.

Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për të riun, Arjol Halilaj. Ai akuzohet se pas krimit ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa Ymeri dhe Ndoja mbetën të plagosur, por ditë më vonë u rikuperuan.

Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halialj atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja ariol halialj atentat prokurorit arjan ndoja redjan rraja

Sondazh

Poll