Aktualitet

Do shohim njëri-tjetrin nga 2 metra distancë, zbardhet protokolli, si do pimë kafe pas 18 majit dhe rregullat që duhet të z

7 Maj 2020, 15:05 Nga DOSJA
Do shohim njëri-tjetrin nga 2 metra distancë, zbardhet protokolli, si

TIRANË- Baret e restorantet prej 2 muajsh, po qëndrojnë të mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, pr në datën 18 këto bizense do kthehen në punë. Në bësë të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, baret e restorantët do të hapen, por duke pasur parasush një sërë rregullash të reja.

Në faqen e-Albania është publikuar dhe protokolli i sigurisë që duhet ndjekur nga këto biznese. Sipas protokollove ka rregulla strikte higjiene dhe dezinfektimi të vazhdueshëm në mënyrë që të sigurojnë shëndetin e punonjësve por dhe klientëve që do të vijnë.

Administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5. Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tyre.

Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool. Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e bareve dhe restoranteve masat kunder covid 19 masat lehtesuese protokolli per baret dhe restorantet hapja e bareve dhe restoranteve masat kunder covid 19 masat lehtesuese protokolli per baret dhe restorantet

Sondazh

Poll