Aktualitet

Arlind Qori për vdekjen e Maks Velos: Ka qenë intelektual fashist, qëndrimet e tij qelbeshin era islamofobi dhe racizëm kult

7 Maj 2020, 18:24 Nga DOSJA
Arlind Qori për vdekjen e Maks Velos: Ka qenë intelektual fashist,

TIRANË- Arkiteti dhe piktori Maks Velo, është ndarë sot nga jeta në moshën 84-vjeçare. Për vdekjen e tij ka pasur shumë reagime, që e kanë vlerësuar kontributin e tij në jetën shoqërore në vend.

Por pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, ka shpehur një mendim kundër të gjithë, duke shkruar se Velo ka qenë një intelektual fashist. Ai shton se qëndrimet e Velos janë qelbur era islamofobi, ravizëm karahimor dhe ka pasur përçim social.

“Të qenit piktor i burgosur padrejtësisht gjatë diktaturës dhe mbajtja e ndonjë qëndrimi në përputhje me interesin publik nuk duhet të na bëjë të harrojmë se Maks Veloja ishte tipiku i intelektualit fashist shqiptar. Qëndrimet e tij publike qelbeshin era islamofobi, racizëm krahinor (ndaj veriorëve) dhe përçmim social (kundër “katundarëve”). Version i bastardizuar i tij janë Edi Rama dhe zogoria e intelektualucëve me “puzza sotto il naso” ndaj popullit”, shkruan Qori.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arlind qori maks velo vdes maks velo arlind qori maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll