Aktualitet

Grabiti banesën në Krujë, arrestohet 47-vjeçari. Policia: Qëlloi dhe me armë kundër pronarit të shtëpisë

7 Maj 2020, 17:29 Nga DOSJA
Grabiti banesën në Krujë, arrestohet 47-vjeçari. Policia:

KRUJË- Policia e Krujës ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në fshatin Kameras. Në një deklaratë për mediat, Policia bën me dije se ka arrestuar një 47-vjeçar si autorit të dyshuar të kasaj ngjajre.

Blutë e Krujës njoftojnë se në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras, Fushë Krujë. Kapet dhe vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.,47 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Krujë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin e saj. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor, kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, si dhe informacioneve të grumbulluara, gjatë orëve të paradites së sotme u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Kameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 07.05.2020, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dosja.al ka raportuar sot këtë ngjare të rëndë e cila nga grabitje ka përfunduar në një tentativë për vrasje. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa persona të maskuar ishin drejtuar për të grabitur në një stallë bagëtish në fshatin Kamberas në Krujë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian babasi grabitja ne kruje policia kruje ardian babasi grabitja ne kruje policia kruje

Sondazh

Poll