Fëmijë e tij gjejnë drogë duke luajtur, diplomati amerikan në Tiranë merr pakon dhe e çon në polici, lë pa fjalë ofice
7 Maj 2020, 17:54Nga DOSJA
TIRANË– Një referim mjaft i rrallë u rregjistrua në policinë e kryeqytetit. Por si fillim le t’ju bëjmë një pyetje? Mendoni sikur ju do të dilnit për të luajtur me fëmijët tuaj dhe ata konstatojnë një kuti të vockël në rrugë, brenda të cilës ju mendoni se mund të jetë një sasi e vogël droge? Si do të vepronit?
Përgjigjen ua jep referimi që gazeta “Si” po sjell ekskluzivisht dhe që mund të na bëjë edhe të mendohemi për qasjen që kemi ndaj ligjit dhe disa modeleve. Siç thotë një burim i sigurtë i gazetës “Si” diplomati amerikan ka vepruar në këtë mënyrë;
Ai e ka dorëzuar objektin e dyshimtë në polici dhe ka shpjeguar, përmes oficerit të sigurisë së ambasadës, se si kishte rënë në kontakt me të. Policia shpjegon për gazetën “Si” përpilimin e sendit që mendohet se mund të jetë një sasi fare e vogël kokaine, që është gjetur pranë Liqenit Artificial. Policia shpjegon në dokument se si u u gjet droga, dhe se si çuditërisht ajo sasi aq e vogël nuk u flak në shkurre, por u dorëzua menjëherë në komisariat.
”Ky send i dyshimtë u gjet nga fëmijët e një diplomati teksa po luanin në zonën e liqenit artificial. Diplomati, sapo ka parë këtë send në duart e fëmijëve, dhe nuk ka parë rrotull asnjë efektiv policie për ta raportuar, e ka administruar dhe ka njoftuar menjëherë linjën përkatëse në ambasadë. Pasi e konstatuan e futën në një qese dhe e përcollën përmes punonjësit të sigurisë të atashuar në ambasadë”
Ky veprim i rrallë i ka lënë pa fjalë oficerët e anti-drogës që nuk kishin ndeshur asnjëherë një veprim të tillë kaq korrekt dhe të kujdesshëm.
Gazeta “Si” u interesua për sasinë e drogës që fare qartë u përshkrua kështu nga agjenti i antidrogës: “Bëhet fjalë për një sasi të papërfillshme, ishte në ngjyrë lejla dhe të bardhë mendojmë që është kokainë, pra bëhet fjalë për fare pak gramë”.
Pasi sasia e vogël e drogës u dorëzua, policët janë ulur dhe kanë mbajtur një proçesverbal.
Pritet që materialet t’i kalojnë prokurorisë dhe ndonëse dosja mund të pushohet pasi është vështirë të gjendet se kujt i ra nga xhepi ajo dozë, së paku diçka do mësohet: Duajeni dhe respektojeni ligjin. Shembullin na e dha nga eksperienca e tij, diplomati në Tiranë.
TIRANË- Baret e restorantet prej 2 muajsh, po qëndrojnë të mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, pr në datën 18 këto bizense do kthehen në punë. Në b...
KRUJË- Policia e Krujës ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në fshatin Kameras. Në një deklaratë për mediat, Policia bën me dije se ka arrestuar një 47-...
ITALI- Gjatë një operacioni të koduar “Kutitë” në Itali u arrestuan 15 persona si dhe u sekuestruan 15 kg kokainë, ndërsa tre persona të tjerë janë nën hetim. P...
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar për aksidentin e ndodhur sot në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë. Në një reagim për mediat, Policia shkruan se ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell më poshtë listën me të gjitha masat dhe protokollin e sigurisë që duhet të ndjekin berëberët, parukeritë dhe qëndrat estetike, të...
MAQEDONIA E VERIUT– Blerta Pocesta, 30-vjeçarja shqiptare që vrau, nënën, babain dhe motrën e saj është dënuar me burim të përjetshëm. Mësohet se vendimi...
TIRANË– Dy ditë më parë emisioni investigativ Fiks-Fare denoncoi veprimet e drejtorit të shkollës 9 vjeçare “Hillari Klinton” në Kamëz e cila është ...
VLORË- Një shpend i rrallë është fotografuar sot në Luginën e Nartës në Vlorë. Studiuesit kanë hasur si asnjë herë më parë grupe shtegtare të çafkës...