Aktualitet

Përfundon operacioni në Itali/ Arrestohen 15 persona mes tyre 3 shqiptarë, policia sekuestron 15 kg kokainë dhe 330 mijë eu

7 Maj 2020, 17:25 Nga DOSJA
Përfundon operacioni në Itali/ Arrestohen 15 persona mes tyre 3

ITALI- Gjatë një operacioni të koduar “Kutitë” në Itali u arrestuan 15 persona si dhe u sekuestruan 15 kg kokainë, ndërsa tre persona të tjerë janë nën hetim. Po ashtu mediat e huaja bëjnë me dije se karabinierët kanë sekuestruar edhe 330 mijë euro.

Bëhet me dije se midis të arrestuarve janë dhe dy shtetas shqiptarë, që banonin në Bellinzago Novarese, të cilët karabinerët kanë identifikuar se ata janë ‘shtylla’ që furnizonin të tjerët me kokainë , ndërsa në pranga ka rënë edhe një shqiptar tjetër.

Mësohet se në pranga është vëne edhe një grua 30 vjeçare e quajtur “Giant”, ndërsa në kërkim është nëna e saj 55 vjeçare e njohur si “Pilotina”, e cila drejtonte makinën me të cilën transportonin drogën.

Hetimi filloi në shtator 2018, ndërsa gjatë kësaj periudhe, hetuesit kanë zbuluar sasi të mëdha të trafikut, me mbi 50 kg kokainë, ndërsa grupet kriminale vepronin në Milanon e Veriut dhe në provincat Varese, Mantua dhe Reggio Emilia.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll