Sport

“Stadiumi po brohoriste dhe u ktheva direkt…”, Fatmir Vata komenton foton epike me legjendën Kahn

7 Maj 2020, 15:54 Nga DOSJA
“Stadiumi po brohoriste dhe u ktheva direkt…”, Fatmir Vata

Fatmir Vata ka folur në emisionin “FanZone” në SuperSport, duke u rikthyer pas në kohë. Legjenda e kombëtares foli për kohën e para 20 viteve. Pjesa më pikante e intervistës ishte pyetja për foton e famshme të tij me legjendën e futbollit gjerman, Oliver Kahn.

“Shumë shqiptarë janë ndier krenarë për këtë foto. Ka qenë në vitin 2005 fotoja më e mirë sportive. Ishte e goditur. Fotografi që e ka realizuar nuk jeton më”, shprehet Vata.

“Skela bëri një goditje në portë, unë shkova mora topin e çova te vija e pesëmetërshit, ndërsa dëgjova të gjithë stadiumin që po bërtiste. Kur ktheva kokën, pashë Kahnin. Ma kanë dërguar më vonë foton dhe tani e kuptoj që ka më shumë vlerë”, shton ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fotografia kahn supersport fotografia kahn supersport

Sondazh

Poll