Ekzekutoi prindërit dhe motrën se nuk e lanë të martohej me italianin, dënohet me burg përjetë shqiptarja nga Dibra e Mad
7 Maj 2020, 15:01Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT– Blerta Pocesta, 30-vjeçarja shqiptare që vrau, nënën, babain dhe motrën e saj është dënuar me burim të përjetshëm. Mësohet se vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe.Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre.
Pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila. Menjëherë pas krimit, shqiptarja u kthye në Itali, ku nuk i shpëtoi dot prangave.
Italia e deportoi Pocestën drejt Maqedonisë së Veriut për t’u përballur më drejtësinë.
Gjithashtu, në pranga për ngjarjen në fjalë ranë dy bashkëpunëtorët në krim, Ferdi Gashi, që u dënua me 10 vjet burg, dhe Vehab Gllobiçishta, që u dënua me 3 vite pasi e ndihmoi autoren e krimit të largohej nga Maqedonia e Veriut.
Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë shqiptare, krimi i rëndë ndodhi sepse familjarët nuk e lanë Bletën të martohej me të dashurin e saj italian.
Blerta Pocesta ishte skeduar edhe si përdoruese e lëndëve narkotike.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy ditë më parë emisioni investigativ Fiks-Fare denoncoi veprimet e drejtorit të shkollës 9 vjeçare “Hillari Klinton” në Kamëz e cila është ...
VLORË- Një shpend i rrallë është fotografuar sot në Luginën e Nartës në Vlorë. Studiuesit kanë hasur si asnjë herë më parë grupe shtegtare të çafkës...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se po diskutohet që të zgjatet sërish fasha orare e dalje, si dhe po diskutohet edhe mundësi...
VLORË- Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë shëtitores bregdetare në vlorë kërkojnë rishikimin e fashave orare.Ata thonë se duan te ...
MAT– Një person është lëdnuar në kokë, për shkak të një aksidenti që i ka ndodhur teksa drejtonte një kamion. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ...
TIRANË- Periudha e vetëizolimit si rrjedhojë e masave të qeverisë shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, SARS-CoV-2 ka sjellë vësht...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe tha se do ketë masa të tjera lehtësuese. Në një ...
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri, ka treguar sot disa detaje në lidhje me blerjen e godinës së re, ku do vendosen të gjitha institucionet e krijuara nga re...