Aktualitet

‘Llucë’ në alkool, kapet 30-vjeçari në Fier që po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, poshte sediljes kishte fshehu

7 Maj 2020, 14:31 Nga DOSJA
‘Llucë’ në alkool, kapet 30-vjeçari në Fier

FIER– Një 30-vjeçar me inicialet K.Ll, banues në Vlorë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari është arrestuar në qytetin e Fierit, teksa po udhëtonte në gjendje të dehur në mjetin e tij.

Pas kontrollit të makinës, policia ka gjetur edhe një sasi kokaine poshtë sediljes së shoferit, ku ishte ulur edhe i prangosuri. 30-vjeçari tashmë është pas hekurave dhe akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

Njoftim i policisë Fier

Goditet një rast i drogave të forta në qytet. Kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: • K.Ll., 30 vjeç, banues në Vlorë. Në lagjen “16 Prilli” Fier, ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari në fier fier arrestohet 30-vjeçari në fier fier

Sondazh

Poll