Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit, gazetari Qyno: Autorët ndërruan targën e makinës pranë vendngjarjes

27 Mars 2019, 21:29 Nga DOSJA
Vrasja e Jurgen Kurtit, gazetari Qyno: Autorët ndërruan targën e

TIRANË– Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin “Repolitix” drejtuar nga gazetari Denis Minga ka folur mbi lidhjen e autorëve të dyshuar për vrasjes e Jurgen Kurtit me njëri-tjetrin.

Sipas Qynos, të katër të rinjtë janë nga zona e Fierit dhe Patosit dhe se pas kryerjes së vrasjes njëri prej autorëve të dyshuar ka ndërruar targën e makinës.

Që të katërt janë nga zona e Fierit dhe Patosit. Pothuajse janë në të njëjtën moshë. Alesio Berberi ka në Fier një pikë që shet makina. Ka shitur një AUDI te Klodian Bane. Kontratën e ka bërë Olsi Qalliaj. Megjithëse e kanë shitur makinën vetë Olsi e ka përdorur makinën disa herë. Olsi Qalliaj thotë se e ka përdorur makinën edhe një javë para se të kryej vrasja. Nga pamjet filmike përpara ngjarjes rezulton se Alesio, Olsi dhe Klodiani kanë qenë bashkë në zonë para se të vritej Jurgen Kurti. Kanë ndjekur veprimet e viktimës me të njëjtin automjet që ja kanë shitur Klodian Banes.
Audi ka qendruar diku në një rrugicë pranë zonës ku është bërë vrasja dhe Klodian Bane ka zbritur dhe ka ndërruar targën e makinës me të cilën ata kanë lëvizur.
Nga ndryshimi i targave është krijuar bindja që këta persona janë autorë të ngjarjes.
Duke qenë se Alesio Berberi është tregtar makinash dhe dyshimet janë se duke qenë se Jurgen Kurti është përdorues i makinave të shtrenjta, ata mund të kenë pasur konflikte lidhur mbi pazare të pambyllura”, tha Qyno.

Dosja.al ka mësuar se personi i cili është shpallur në kërkim nga policia është Kodian Bane dhe dyshohet se është pikërisht ai që e ka shkrepur armën. Emri i Banes ka dalë nga  dëshmitë e 3 të arrestuarve një ditë më parë nga policia e Tiranës, të cilët kanë rrëfyer gjithashtu edhe dinamikën e krimit, mënyrën se si e kanë ndjekur Kurtin për dy javë deri në mbrëmjen fatale.

Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, u arrestuan një ditë më parë dhe rrëfyen para autoriteteve se e kanë vrarë 26-vjeçarin e njohur si “menaxheri i VIP-ave”, pasi janë paguar për 30 mijë euro.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”,në rrugën ‘Zef Jubani’.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi elsi levendi elton qyno klodian bane olsi qalliaj vrasja e jurgen kurtit alesio berberi elsi levendi elton qyno klodian bane olsi qalliaj vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll