Aktualitet

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura tek Krimet, Hajdarmataj-Markut: Po shisni si sukses dosjet e mia

27 Mars 2019, 18:43 Nga DOSJA
Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura tek Krimet, Hajdarmataj-Markut: Po

TIRANË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka bërë sot analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ka pasur debate të forta mes saj dhe prokurorit Besim Hajdarmataj. Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, ka replikuar me Markun duke i thënë se ajo ka folur për dosje që nuk ka asnjë metirë.

Burime për Dosja.al nga mbledhja tek Krimet e Rënda mësohet se Hajdarmataj i tha thënë Kryeprokurores: “Nëse keni raste kur dosjet janë bllokuar për çështje personale duhet të na i thoni, dnërkohë që ne po mburremi me punën tonë”.

Po i njëjti burim shton se ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda ka shtuar se drejtuesja e organit të akuzës nuk ka asnjë meritë për shunë dosje, pasi përgjimet dhe hetimet janë drejtuar prej tij.  Hajdarmataj më tej mësohet të jetë shprehur se Prokuroria dosjet që ai ka drejtuar po i çojnë në Bruksel si metirë për të hapur negociatat, por asnjë nga ato dosje nuk ka nisur në periudhën kur në krye të akzuës ka qenë Marku.

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka zhvilluar një takim me prokurorët e Tiranës ku i ka kritikuar për punën e tyre. Marku është shprehur se në këtë prokurori janë zvarritur çështje pa arsye po ashtu ka shtuar se për shkak të ngarkesës është ulur cilësia e hetimeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet analiza vjetore e krimeve te renda arta marku besim hajdarmataj debati marku-hajdarmataj krimet e renda analiza vjetore e krimeve te renda arta marku besim hajdarmataj debati marku-hajdarmataj krimet e renda

Sondazh

Poll