Aktualitet

Kishte kthyer shtëpinë në dyqan kokaine, arrestohet shqiptari në Greqi

27 Mars 2019, 19:13 Nga DOSJA
Kishte kthyer shtëpinë në dyqan kokaine, arrestohet shqiptari

GREQI- Një 34 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet për posedimin dhe ruajtjen e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e së hënës, në Moschato në zonën e Atikas. Gjatë kontrolleve nga policia, shqiptarit iu gjetën 13 kg e 118 gram kokainë, 510 gram heroinë, si dhe shuma e parave prej 1900 eurosh dhe dy peshore elektronike.

Pas hetimeve, policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, duke gjetur sasinë e madhe të drogës. Shqiptari e kishte kthyer banesën në një dyqan të vërtetë droge.

Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Plamenmeliendikonit në Athinë për të vijuar me proceset ligjore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari atika droge greqi arrestohet shqiptari atika droge greqi

Sondazh

Poll