Aktualitet

Bashkia me dy standarde për godinën e TK/ Përshkruhet me lëvdata por nuk figuron si atraksion i qytetit (FOTO)

27 Mars 2019, 18:24 Nga DOSJA
Bashkia me dy standarde për godinën e TK/ Përshkruhet me

TIRANË– Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk është në listën e atraksioneve në aplikacionin për Tiranën.

Kur kërkon në hartën e qytetit, pika të kuqe (treguese për atraksionet turistike) janë vendosur vetëm tek Bunk’arti dhe tek Muzeu Kombëtar, ndërsa godina e Teatrit është lënë në ‘hije’.

Por nga ana tjetër, në faqen online të Bashkisë, Teatri vazhdon të figurojë si një nga objektet e rëndësishme të Tiranës duke u vendosur në kategorinë e atraksioneve të qytetit. Poshtë fotos së Teatrit shpjegohet edhe historiku i objektit.

Një diferencim i tillë nuk i ka shpëtuar as Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët në faqen e tyre zyrtare shkruajnë se kur kërkon të vjedhësh në nxitim e sipër, harron edhe ato që ke thënë apo ke shkruar më parë.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që data e 27 marsit është Dita Botërore e Teatrit. Regjizori Kastriot Çipi shkruan se edhe pse sot festohet dita e Teatrit në Shqipëri nuk ka festë pasi ai Kombëtar synohet që të prishet.

“Do të ishte njësoj sikur të festonim pavarësinë nën pushtim. Edhe sivjet urojmë si dikur hebrenjtë: Mot në Teatrin Kombëtar!,”-shkruan një nga anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Postimi i plotë:

Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar pritet të shembet. Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është prezantuar në muajin mars të vitit të kaluar nga kryeministri Edi Rama. Pas këtij prezantimi rrodhën shumë debate e protesta të artistëve; takime me kryebashkiakun Erjon Veliaj; dëgjesa publike me Ministren e Kulturës në Kuvend. Pas shumë debateve dhe protestave pjesa më e madhe e artistëve, emra të njohur të skenës si Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Altin Basha, Suela Konjari, Armando Bora e të tjerë, që më parë kishin kundërshtuar me forcë projektin, e pranuan ngritjen e një teatri të ri në themelet e të vjetrit. Pas negociatave me kryebashkiakun Veliaj, artistët kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për teatrin e ri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit teatri kombetar

Sondazh

Poll