Aktualitet

“Biniatta Trade” pagoi 650 mijë dollarë për Nick Muzin, për llogari të PD-së

27 Mars 2019, 20:21 Nga DOSJA
“Biniatta Trade” pagoi 650 mijë dollarë për Nick

TIRANË- Kompania “Biniatta Trade” rezulton të ketë paguar lobistin amerikan Muzin me 650 mijë dollarë, për punën e tij në përfitim të PD-së.

“Top Story” konfirmoi se shuma e mësipërme rezulton të jetë paguar sipas dokumenteve zyrtare të “ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj”, pra lobistët, i njohur nga akronimi në anglisht “FARA”.


Në këtë faqe interneti mund të gjendet edhe kontrata e nënshkruar mes Muzin, kompanisë së lobimit të Nick Muzin “Capitol Partners” dhe Partisë Demokratike.

“Në rastin e Nick Muzinit në Shqipëri, nuk ishte e qartë dhe ende s’është e qartë se kush pagoi për atë punë. Çështja e Manafortit ka sjellë ndryshime në kuptimin që më përpara politikat, regulloret qeveritare për veprimtari të tilla ishin shumë të lehta, ndaj Manafort e kishte të lehtë. Agjencia qeveritare përgjegjëse nuk bën shumë hetime. Çështja e Manafortit e ka ndryshuar të gjithë këtë. Tani shohim firma lobimi që po deklarojnë veprimtari që nuk i kishin deklaruar më parë”, tha për “Top Story”-n David Corn, kryeredaktor i “Mother Jones” në Washington.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “capitol partners” biniatta trade lobimi 650 mije dollar i pd lobimi i pd ne shba nick muzin “capitol partners” biniatta trade lobimi 650 mije dollar i pd lobimi i pd ne shba nick muzin

Sondazh

Poll