Aktualitet

Arrestohet “transportuesi” në Durrës, kishte fshehur 2 kg heroinë rreth belit (Emri+Foto)

27 Mars 2019, 19:54 Nga DOSJA
Arrestohet “transportuesi” në Durrës, kishte fshehur 2 kg

DURRËS- Një person ka rënë në prangat e Policisë Kufitare pasi tentoi të kalonte heroinë në Itali.

Në prangat e policisë ka përfunduar Eduart Deliallisi, i cili e kishte fshehur në trup heroninën me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Port, Durrës

Policia Kufitare  godet një  tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare  gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të  shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore  në Departamentin e Policisë Kriminale  dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës    ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë  për Krime të Rënda  Tiranë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona droge porti i durresit arrestohen 3 persona droge porti i durresit

Sondazh

Poll