Aktualitet

Shiste kokainë me cilësi të lartë tek klientët, arrestohet shqiptari në Itali

27 Mars 2019, 16:50 Nga DOSJA
Shiste kokainë me cilësi të lartë tek klientët,

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë të cilësisë së pastër, tek klientët. 30 vjeçari jetonte në Itali me një vizë turistike tre mujore.

Sipas raportimit të medieve italiane, gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tij në Itali, 30 vjeçari shpërndante kokainë me cilësi të lartë, me vlerë 100 euro për dozë.

Ai vepronte në parkingun e një supermarketi në Farnesiana, ku priste klientët, pas takimit të lënë nëpërmjet rrjetit të komunikimit, ËhatsApp.

Aty dorëzonte dozën përkatëse, vetëm 0.9 gram dhe më pas shkonte në shtëpi, një ndërtesë pranë parkingut.

Policët e kishin kuptuar për një kohë të gjatë atë që ndodhte tek parkingu dhe pas shumë vëzhgimesh, u hodhën në aksion natën e së hënës, duke kapur dy persona, shqiptarin në fjalë, si dhe një 49 vjeçar italian, klient i tij, i papunë dhe i varur nga droga.

Në shtëpinë e tij në rrugën “Caduti sul Lavoro” ata gjetën peshore elektronike,  20 gram doza kokainë, por edhe antibiotik dhe manitol për të prerë pluhurin e bardhë.

Tashmë, ai ndodhet nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali kokaine e paster shitje kokaine arrestohet shqiptari itali kokaine e paster shitje kokaine

Sondazh

Poll