Aktualitet

Unaza e Re/ Banorët paralajmërojnë Ramën: Nesër na ke para parlamentit

27 Mars 2019, 17:34 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Banorët paralajmërojnë Ramën: Nesër na ke

TIRANË- Banorët e Unazës se Re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër prishjes së shtëpive të tyrenga projekti i ri. Me thirrjet “Rama ik”, ata kërkojnë anulimin përfundimtar të këtij projekti, i cili sipas tyre është korruptiv dhe abuziv.

Shtëpitë tona, janë tonat, nuk i shkatërrojnë dot. Qëndresa jonë do vazhdojë, nuk do ndalemi deri sa të shporrim këtë qeveri bashkë me projektin. Distancohu nga projekti i Unazës Edi Rama. S’kanë çfarë t’u bëjnë kriminelëve dhe arrestojnë banorët e Unazës së Re. Banorët do ti bashkohen protestës së opozitës nesër para parlamentit.Ne nuk largohemi nga rruga.

Banori i Unazës së Re

I pranishëm në protestën e banorëve të Astirit, ishte dhe ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili vazhdon të mbështesë protestën e tyre. Në fjalën e tij, Balliu paralajmëroi Edi Ramën se, kjo qeveri duhet të largohet nga ky vend, ose të shkojë para drejtësisë, ose të shkojë për azil.

Ka qenë një protestë e lodhshme dhe ju keni rezistuar pafund. Po të mos ishte për këtë rezistencë, projekti do të ishte vënë në plan, duke shkatërruar shtëpitë tuaja. Kam një pyetje për policët: Për çfarë i pyesni banorët në komisiariat, se pse protestojnë për shtëpitë e tyre?Është koha që qytetarët shqiptarë t’iu marrin frymën juve. Ose do shkoni para drejtësisë ose do shkoni për azil.Nesër iu ftoj të vini para parlamentit dhe të protestojmë për këtë qeveri oligarkësh, për ti treguar Ramës se kush është sovrani.

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama klevis balliu protesta e banoreve te astirit unaza e re edi rama klevis balliu protesta e banoreve te astirit unaza e re

Sondazh

Poll