Art&Argëtim

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit: Maks Velo ishte simboli i protestës sonë, humbje e madhe

7 Maj 2020, 17:18 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrotjen e Teatrit: Maks Velo ishte simboli i protestës

TIRANË- Maks Velo, përveç se arkitekt dhe artist, ishte dhe një qytetar i angazhuar. Ai ka qenë pjesë e protestës në mbrotje të Teatrit Kombëtar. Në një postim, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit kujton Velon dhe shkruan se ka qenë simboli i protestës.

Maks Velo ishte një nga mbrojtësit e parë të Teatrit dhe një nga simbolet e protestës tonë. Nuk heshte edhe kur kishte plot që donin t’i hiqnin fjalën, te Sheshi i Teatrit duket sikur gjeti qetësinë për të thënë ato që mbante kyçur në mendjen dhe shpirtin e tij prej vitesh.

Largimi i tij është një humbje e madhe për të dashurit dhe miqtë e tij. Por ajo është dhe një humbje për shoqërinë shqiptare, për mendimin e lirë, dhe për ata që nuk bëjnë kompromis me lirinë e tyre edhe kur dënohen për të! U prefsh në paqe Profesor Maksi“, shkruhet në postimin e AMT.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture aleanca per mbrojtjen e teatrit maks velo vdes maks velo aleanca per mbrojtjen e teatrit maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll