Art&Argëtim

“Çmenduri e Enverit”, si e përshkruante Maks Velo arrestimin në diktaturë: Artistët në komunizëm për Hoxhën ishin s

7 Maj 2020, 15:54 Nga DOSJA
“Çmenduri e Enverit”, si e përshkruante Maks Velo

TIRANË- Arkitekti Maks Velo, është shuar sot në moshën 84-vjeçare. Ai ka lënë pas shumë vepra të tij, por arti që ka zhvilluar e ka burgosur. Në vitin 1978 ai është dënuar nga regjimi komunist, pas denoncimit që i kishte bërë bashkëshortja tek Sigurimi i Shtetit.

Velo vitet e fundit ka treguar historinë e tij dhe jetën në burgun e Spaçit. “Problemi për mua nuk ishte as artistik, as ekonomik. Ishte çmenduria totale e Enver Hoxhës. Ai ishte një përbindësh. Ai e kishte me artin, nuk e kishte me mua personalisht. Ai e nisi me artin. Ajo shkonte shkallë-shkallë. Ai tha kush janë këta që kanë bërë këto të këqija dhe ndiqeshin dhe dënoheshin. Për shembull, unë tani kam marrë dosjen time nga Ministria e Brendshme, ma dha Kastriot Dervishi. Është dosja totale e hetuesisë dhe e gjykimit. Janë 214 faqe, meqenëse ka një ligj që atyre që u është bërë gjyqi në publik, kanë të drejtë ta marrin dosjen. Mua më është bërë gjyqi në publik, prandaj e mora dosjen. Dhe, po të shohësh, janë rreth 12 artistë të mi, që thonë Maksi ka sjellë artin modern”, kështu e ka përshkruar ai arrestimin e tij. Në një intervistë tjetër, pitori i njohur ka folur se si bëhej arti gjatë regjimit të Hoxhës, e ka thënë se artistët për diktatorin ishin si peshqir për të larë duart me gjak

Liria e krijimit është procesi ku kryhet fekondimi i artit të vërtetë. Realizmi socialist i kastronte artistët pastaj i linte të lirë në jetë. Por nuk mundet që t’i kërkosh një eonuku, përse nuk lind fëmijë, se nuk ka spermë. Realizmi socialist i mungonte sperma artistike edhe nuk kishte sesi të bënte vepra arti… Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ne të burgosurit prisnim se ku do të dilte Enver Hoxha për herë të parë. Po e prisnim. Doli tek Galeria e Arteve me artistët. Për këtë janë fotot. Pse e theksoj këtë? Enver Hoxha i kishte artistët, Lidhjen e Artistëve, si peshqir për të lartë duart me gjak. Atje i lau duart, tek Lidhja e Artistëve”, ka thënë Maks Velo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture maks velo rrefimi i maks velos vdes maks velo maks velo rrefimi i maks velos vdes maks velo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 13:13

TIRANË– Koreografi i famshëm Tan Brama, ka treguar se një këngëtare mjaft e njohur e ka mashtruar dhe nuk i ka dhënë paratë për të cilat kishin rënë dakort...