Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Velos, Ruçi: Humbje e madhe për kulturën, mbrojtës i të  vërtetës dhe luftëtar i së drejtës

7 Maj 2020, 17:05 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Velos, Ruçi: Humbje e madhe për kulturën,

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit, arkitektit e shkrimtarit Maks Velo. Në një reagim Ruçi shkruan se ikja e Velos është një humbje e madhe për kulturën shqiptare.

Maks Velo, ishte artist, arkitekt, piktor, shkrimtar  dhe publicist i shquar. Arti i Maks Velos është përkthimi në pikturë i primitivizmit, modernizmit, pesimizmit dhe tragjizmit të jetës shoqërore. Ikja e tij është një humbje e madhe për kulturën shqiptare. Maks Velo ishte një pasionant i lirisë, mbrojtës i të  vërtetës dhe luftëtar i së drejtës. Maksi zhvilloi shumë beteja në jetë dhe të gjitha i fitoi me artin, erudicionin, pasionin, qëndresën dhe stoicizmin e tij. Ikja e tij është e vetmja, e para dhe e fundit betejë që Maksi humbi. Por Maks Velo jeton e do të jetojë në arkitekturën moderne shqiptare, në pikturat moderne, vibrante e melodioze që ai na la me trashëgiminë e tij”, është shprehur Ruçi.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gramoz ruci maks velo vdes maks velo gramoz ruci maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll