Art&Argëtim

Vdekja e arkitekti Maks Velo, Meta: Vuajte në burgjet e diktaturës dhe luftove pa kompromis transformimet urbane, do na mungos

7 Maj 2020, 16:24 Nga DOSJA
Vdekja e arkitekti Maks Velo, Meta: Vuajte në burgjet e diktaturës dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij në lidhje me ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit Maks Velo.

Në një status në rrjetet scoiale, Meta shkruan se Velo ishte një piktor e arkitekt i shquar që luftonte pa kompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës. Për Metën, vdekja e Velos është një lajm i trishtueshëm.

“Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm. Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë! Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike,”- shkruan Meta.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ilir meta vdes maks velo ilir meta vdes maks velo

Sondazh

Poll