Art&Argëtim

Veliaj për ndarjen nga jeta të Maks Velos: Ishte qytetar i mirë, mendje e bukur e artist shumëdimensional

7 Maj 2020, 16:37 Nga DOSJA
Veliaj për ndarjen nga jeta të Maks Velos: Ishte qytetar i mirë,

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të arkitektit Maks Velo. Në një reagim në mediat sociale, Veliaj shkruan se qyteti ka humbur një nga mendjet më të bukura.

Kreu i bashkisë shton se Velo ka qenë një qytetar i mirë dhe një artsist brilant shumëdemensional, që ka lënë pas vepra ikonike.

“Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura, që i dha kaq shumë arkitekturës dhe artit shqiptar, pikturës dhe letërsisë. Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes!???”, shprehet Veliaj.

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture erion veliaj maks velo vdes maks velo erion veliaj maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll