Bota

Covid-19 në Greqi/ Shkon në 148 numri i viktimave dhe 2678 i të infektuarëve nga Covid-19

7 Maj 2020, 16:34 Nga DOSJA
Covid-19 në Greqi/ Shkon në 148 numri i viktimave dhe 2678 i të

GREQI- 15 raste të reja dhe 1 vdekje nga COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në vend deri më tani janë konfirmuar 148 viktima dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 2,678.

Sipas të dhënave dër më tani janë shëruar 1,374 dhe në gjendje kritike për jetën janë 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë kryer 90,043 testime.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 pacientë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 75.490 qytetarët dhe janë infektuar 1,269,025. Situata paraqitet shumë më e qetë në Kinë. Italia duket se nuk po shpëton nga koronavirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave. Italia numëron 29,958 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,809 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 26.070 qytetarë.

 

Burimi:.worldometers

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2020, 15:48

Fotografitë më të bukura të ditës

TIRANË– Në njëkohë që e gjithë bota po përballet me luftën e ashpër të koronavirusit askush nuk mendon se ka edhe disa momente e copëza lumturie në përreth...