Bota

Jo vetëm kollë, ethe dhe temperaturë/ Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve publikon simptomat e reja që shkakton Covid-19: B

7 Maj 2020, 14:56 Nga DOSJA
Jo vetëm kollë, ethe dhe temperaturë/ Qendra për Kontrollin

SHBA- Ndonëse në fillim të shpërthimit të virusit simptomat e vetme që shfaqeshin ishin: kolla, temperatura dhe ethet. Por çdo ditë e më tepër po zbulohen simptoma të reja të Covid-19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e njohur si CDC me vendodhje në SHBA ka shtuar disa simptoma të reja në listën e saj për koronavirusin: Të dridhura, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhimbje të fytit, lëkundje të përsëritura me të dridhura dhe humbja e shijes. Kujtojmë që një muaj më parë u zbulua se të prekurit nga virusi humbisnin edhe nuhatjen.

Këto simptoma të reja i bashkohen listës me shenjat e tjera siç janë ethet, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje.

Me listën e gjerë të simptomave tashmë është më e lehtë që njerëzit të zbulojnë më lehtë nëse janë të prekur nga virusi apo jo.

Siaps “CDC”  simptomat shfaqen brenda 2 -14 ditë nga ekspozimi ndaj virusit. Më e rëndësishmja, “shenjat paralajmëruese të urgjencës” për Covid-19 përfshijnë probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks, buzë që kthehen në ngjyrë blu ose zverdhje në fytyrë. Prandaj nëse vëreni simptoma të tilla duhet të kërkoni ndihmë nga mjekët.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 të tjerë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 74.809 qytetarët dhe janë infektuar 1,263,224. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me virusin 25,857 qytetarë.

Burimi: WEBmd

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote simptomat e covid koronavirusi ne bote simptomat e covid

Sondazh

Poll