Bota

Ilaçet me bazë ibuprofeni/ Autoriteti i lartë italian sqaron lajmin: Përdorimi i tyre nuk përkeqëson infeksionin e Covid-1

7 Maj 2020, 14:30 Nga DOSJA
Ilaçet me bazë ibuprofeni/ Autoriteti i lartë italian sqaron

ITALI– Në një kohë që e shkencëtarë e studiues nga  e gjithë bota po punojnë për të gjetur një ilaç kundër Covid-19 autoriteti italian ka sqaruar lajmin e rremë për  të gjitha ilaçet me përmbajtje ibuprofeni.

Për këtë çështje ‘AGCom’, Autoriteti i Komunikacionit dhe Garancive ka hartuar një listë prej 10 dizinformacionesh që kanë qarkulluan në Itali.

Mes informacioneve të pavërteta që u përhapën për ilaçin anti-inflamatorë Ibuprofen dhe një përkeqësim prej tij të supozuar të simptomatologjisë Covid-19, autoriteti ka mohuar  se përdorimi i tyre mund të shoqërohet me një përkeqësim të infeksionit.

“Emergjenca Covid për fat të keq shpesh ka gjeneruar shumë dezinformata, lajme të rreme, thashetheme të pabaza, të cilat kanë ndihmuar në krijimin e konfuzionit dhe mosbesimit midis njerëzve në shumë aspekte. Kjo është ajo që ndodhi për ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (NSAID), të tilla si ibuprofen, të cilat kanë qenë subjekt i alarmizmit të pajustifikuar. Ne mohojmë një herë e përgjithmonë lajmin se përdorimi i tyre mund të shoqërohet me një përkeqësim të infeksionit.”- ka deklaruar Sqaron Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin e Milanos.

Ndër të tjera një ekspert ka thën ëse një lajm i rremë për një ilaç është edhe më i rrezikshëm kur bëhet fjalë për ilaçe për përdorim pediatrik.

“Është sigurisht e rëndësishme të sqarohen edhe shumë prindër që mund të kenë dyshime pas alarmit të qarkulluar në lidhje me rreziqet që lidhen me Covid. Ibuprofen është një ilaç i rekomanduar nga udhëzimet e Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP) për trajtimin e etheve dhe dhimbjeve tek fëmijët. Ibuprofen ndër më të sigurtët tek fëmijët në literaturën mjekësore.”- u shpreh  Luigi Vanvitelli, ekspert në sëmundjet e frymëmarrjes te fëmijët.

Burimi: TGcom.24

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll