Bota

Hapja e kufijve në Europë/ Greqia dhe Portugalia dy vendet më optimiste për rihapjen e turizmit këtë verë

7 Maj 2020, 15:14 Nga DOSJA
Hapja e kufijve në Europë/ Greqia dhe Portugalia dy vendet më

EUROPË-Koronavirusi ka bllokuar botën mbarë prej të paktën dy muajsh, ku me qindra shtete kanë mbyllur kufijtë në përpjekje të frenifimit të virusit. Sipas planit të Bashkimit Europian kufijtë e jashtëm do të  hapen në shtator.

Por ky vendim sigurisht që prek SHBA edhe Kinën e jo  vetëm vendet europiane,pasi Amerika dhe Kina janë tregjet më të  mëdha të aviacionit civil.

Sipas parashikimeve sektori i aviacionit civil nuk do të kthehet në normalitet, të paktën deri në vitin 2022, duke shkaktuar kështu një rënie prej 40 deri në 50 përqind.

Me dhjetëra kompani ajrore kanë kërkuar ndihmën e Qeverive për të përballuar kostot në këtë kohë krize të paprecedentë globale.

Ndërkohë një prej kompanive më të mëdha ajrore të Europës, Air France-KLM, ka humbur të paktën 815 milionë euro si shkak i bllokimit, ndërsa kreu ekzekutiv Ben Smith, parashikon se rimëkëmbja do të kërkojë të më shumë se 1 vit.

“Nuk presim që të rikthehemi në nivelet e vitit 2019, të paktën deri në 2022-n,” thotë ai.

Deri tani Air France-KLM, ka marrë deri tani 7 miliardë euro nga qeveritë e Francës dhe Holandës dhe pret edhe dy deri në katër miliardë euro të tjera, ndërsa synon të reduktojë humbjet duke kursyer deri në 350 milionë euro në muaj.

Megjithatë teksa kombet evropiane fillojnë të dalin nga kufizimet e qëndrimit në shtëpi, ato nuk janë ende  afër rihapjes si destinacione ndërkombëtare për pushimet e verës.

Vendet më optimiste  janë Greqia dhe Portugalia në mesin e tyre, të cilat kanë deklaruar se do të rihapin turizmin në verë  pavarësisht virusit, ndërkohë  shpresojnë se ka një shans që ata mund të jenë në gjendje të paraqesin veten si mundësi të sigurta deri në gjysmën e dytë të verës.

Vende të tjera përfshirë Italinë, po kërkojnë një plan që të shpëtojë pjesërisht industritë dhe ekonomitë e tyre të turizmit, ndërsa ata ende nuk kanë përcaktuar se kur do të rihapin kufijtë dhe kë do të lejojnë.

Është shumë shpejt të thuhet nëse mund të bëjmë pushime, u tha Presidentit Emmanuel Macron të martën qytetarëve francezë.

“Ajo që mund të them është se ne do të kufizojmë udhëtimet kryesore ndërkombëtare, madje edhe gjatë verës. Ne do të qëndrojmë mes evropianëve dhe në varësi të situatës mund të duhet ta zvogëlojmë atë pak më shumë.”– tha ai.

Udhëtimi ka qenë i kufizuar fort në Evropë që nga muaji mars, kur kontinenti ka bllokuar kufijtë dhe Bashkimi Evropian mbylli kufijtë e tij të jashtëm për udhëtime jo-thelbësore. Udhëheqësit evropianë vlerësojnë kombinimin e atyre mbylljeve dhe masave të rrepta për distancimin shoqëror duke i ndihmuar ata të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 të tjerë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 74.809 qytetarët dhe janë infektuar 1,263,224. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me virusin 25,857 qytetarë.

Burimi: washingtonpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll