Bota

Alarmohet SHBA/ Covid-19 i “afrohet” Donald Trump-it, rezulton pozitiv me koronavirus shërbëtori personal i presidenti

7 Maj 2020, 15:48 Nga DOSJA
Alarmohet SHBA/ Covid-19 i “afrohet” Donald Trump-it, rezulton

SHBA– Një zyrtar i Marinës i cili është një nga shërbëtorët personal të Presidentit Donald Trump, ka zezultuar  pozitiv me koronavirusin. Sipas mediave të huaja presidenti është mërzitur kur ka marrë vesh këtë lajm.

Stjuardët e marinës janë pjesë e një njësie që ofrojnë një larmi shërbimesh për West Wing përfshirë shërbimet e hotelierisë dhe shërbëtorët. Deri më tani nuk dihet se më kë ka kontaktuar personi pasi ai merret me shumë punë.

“Kohët e fundit jemi njoftuar nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë që një anëtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, ka testuar pozitivisht për Coronavirus,” tha zv / sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley në një deklaratë.

Një burim i Shtëpisë së Bardhë tha për mediat e huaja  se shërbëtori kishte simptoma të mërkurën në mëngjes dhe tashmë të gjithë personat që do të takojnë presidentin do të kryejnë testimin.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll