Bota

I dërgoi 400 mijë uniforma mbrojtëse për Covid-19, Anglia i kthen pas ndihmat Turqisë: Ishin jashtë standardeve

7 Maj 2020, 16:26 Nga DOSJA
I dërgoi 400 mijë uniforma mbrojtëse për Covid-19,

ANGLI– Turqia është ndër vendet që ka ndihmuar shumë shtete në  luftën ndaj Covid-19  duke ju dërguar  ndihma dhe pajisje mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë. Por mes shumë vendeve që u ka dërguar, duket se Anglia nuk e ka pranuar ndihmën e Turqisë për shkak se ndihmat ishin jashtë standardeve që duhet.

Pra 400 mijë uniforma mbrojtëse që Turqia i dërgoi  Britanisë së Madhe u kthyen pas.

Në vendimin e tyre për kthimin  e ndihmave, autoritetet britanike janë shprehur se secila nga 400 mijë uniformat mbrojtëse të dërguara nga Turqia nuk ka qenë në përputhje me standardet shëndetësore të vendit.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar konfirmoi se artikujt po mbaheshin në një objekt afër aeroportit Heathrow, ku theksohet se ato duhet të kthehen në Turqi, dhe DHSC synon të kërkojë një rimbursim. Dërgesa u njoftua për herë të parë nga ministrat e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar mes paralajmërimeve për pajisjet mbrojtëse personale për punonjësit e spitaleve

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 pacientë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 75.490 qytetarët dhe janë infektuar 1,269,025. Situata paraqitet shumë më e qetë në Kinë. Italia duket se nuk po shpëton nga koronavirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave. Italia numëron 29,958 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,809 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 26.070 qytetarë.

Burimi: cumhuriyet

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli koronavirusi ne turqi ndihmat turke per angline koronavirusi ne angli koronavirusi ne turqi ndihmat turke per angline

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2020, 15:48

Fotografitë më të bukura të ditës

TIRANË– Në njëkohë që e gjithë bota po përballet me luftën e ashpër të koronavirusit askush nuk mendon se ka edhe disa momente e copëza lumturie në përreth...