Bota

Ulen vdekjet në Itali / 274 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

7 Maj 2020, 16:05 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Itali / 274 viktima në 24 orët e fundit nga

ITALI–  274 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 369 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 274.

Edhe numri i rasteve të reja të Covid-19 është ulur, pasi janë regjistuar 1401 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë Italia rregjistroi 1.444 pacientë të prekur nga Covid-19.

Me rritjen e sotme numri i përgjitshëm i  viktimave në Itali ka shkuar në 29,958 që prej fillimit të shpërthimit. Një javë më parë shifrat ditore të viktimave u ulën ndjeshëm, gjë që ngjalli shpresë  për banorët, por sërish dje edhe sot është rritur lehtë numri i viktimave nga virusi.

Kujtojmë që nga katër maji Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë duke mundësuar edhe  rihapjen e shumë bizneseve, si edhe lëvizjen e qytetarëve nga shtëpitë pas 2 mujsh në izolim.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 pacientë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 75.490  qytetarët dhe janë infektuar 1,269,025. Situata paraqitet shumë më e qetë në Kinë. Italia duket se nuk po shpëton nga koronavirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave. Italia numëron 29,958 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,809 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 26.070  qytetarë.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2020, 15:48

Fotografitë më të bukura të ditës

TIRANË– Në njëkohë që e gjithë bota po përballet me luftën e ashpër të koronavirusit askush nuk mendon se ka edhe disa momente e copëza lumturie në përreth...