Bota

Rezultoi me Covid-19 qytetari që punonte për Papa Françeskun, 12 raste të reja në Vatikan

7 Maj 2020, 15:31 Nga DOSJA
Rezultoi me Covid-19 qytetari që punonte për Papa Françeskun,

VATIKAN– Në Itali koronavirusi është përhapur prej më shumë se dy muajsh e për këtë arsye vdekjet dhe numri  i rasteve të infeksionit janë në nivele të larta.

Por mes shumë qytetarëve të infektuar mediat italiane kanë shkruar sot se është konfirmuar edhe një rast me Covid-19  në qytetin e Vatikanit. Mësohet ky person është një prej punonjësve më të afër të Papa Françeskut.

Ky lajm është bërë me dije nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë. Ndërsa është mësuar se përveç tij janë shënuar edhe 12  raste të tjera me Covid-19.

Personi në fjalë ka punuar nga distanca që nga fillimi i marsit dhe tani është nën vëzhgim në shtëpi, sipas drejtorit të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. Prandaj në  këtë mënyrë janë të pakta mundësitë që Papa të  jetë infektuar me Covid-19.

 “Një rast i ri pozitiv u konfirmua kohët e fundit që kishte Covid-19, i dymbëdhjeti në shtetin e qytetit të Vatikanit dhe midis punonjësve të Selisë së Shenjtë. Personi kishte punuar në distancë që nga ditët e para të marsit dhe kur iu shfaqën simptomat, ata mbetën në izolim.”- ka deklaruar Bruni.

Kujtojmë që Italia është vendi i goditur në fortë nga Covid-19 në Europë, ku numri i viktimave ka arritur afro 30 mijë, ndërsa ende nukshihet njëlehtësim i bilancit ditor të vdekjeve.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 të tjerë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 74.809 qytetarët dhe janë infektuar 1,263,224. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me virusin 25,857 qytetarë.

Burimi: agensir

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vatikan koronavirusi ne itali vatikan

Sondazh

Poll