Sport

Mediat italiane ‘tallen’ me Panuccin për deklaratat e trajnerit para shkarkimit (Foto)

27 Mars 2019, 16:34 Nga DOSJA
Mediat italiane ‘tallen’ me Panuccin për deklaratat e trajnerit

Shtypi italian është ‘tallur’ me ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, duke sjellë në vëmendje një deklaratë të tij para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.

Një nga rubrikat e “Gazzetta dello Sport”, shkruhet se Panuçi ishte i bindur për rezultatin pozitiv para ndeshjes por në fakt erdhi shkarkimi menjëherë.

“Aventura është e bukur, sepse të drejtosh një ekip kombëtar është diçka shumë e rëndësishme gjithmonë. Fillojmë ndeshjet kualifikuese me entuziazmin e duhur për të arritur objektivin tonë.

Ëndrra ime për të ardhmen? Jam shumë i lumtur në Shqipëri. Kam punuar shumë që të përmirësohem si trajner dhe tani dua t’i jetoj në maksimum këto eliminatore”, – kishte deklaruar trajneri Panuçi, por gjërat shkuan keq dhe ai u shkarkua pas humbjes 0-2 me Turqinë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci gazzeta dello sport ish trajneri i kombetares media italiane christian panucci gazzeta dello sport ish trajneri i kombetares media italiane

Sondazh

Poll