Bota

Nxehtësia “vret” virusin? Studimi në Milano: Stina e Verës do ta shndërrojë Covid-19 në një grip normal

7 Maj 2020, 12:56 Nga DOSJA
Nxehtësia “vret” virusin? Studimi në Milano: Stina e

ITALI– Një studim të publikuar nga gazeta italiane Ilgiornale, mbrohet teoria e shumë shkencëtarëve të tjerë se rritja e temperaturave  shkatërron virusin.

Sipas medias italiane studimi i quajtur “Klima ndikon në modelet globale të dinamikës së epidemive të hershme të Covid-19” është realizuar nga një grup ekspertësh në Departamentin e Shkencave të Mjedisit dhe Politikave të Universitetit Shtetëror të Milano-s , duke pretenduar se vera do ta “shtrëngojë” armikun e padukshëm të shndërrohet njëherë e përgjithmonë në një grip normal duke i shkatërruar fuqitë vrasëse.

“Il Giornale” shkruan në artikullin e saj se përfaqësuesit italianë deklarojnë se virusi përhapet më shpejt dhe më gjerësisht në temperatura të ulëta dhe se dëshmi e kësaj ishte gama shumë specifike e klimës në kohën kur shpërtheu epidemia në Kinë, Europe dhe SHBA.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos kanë zhvilluar kështu një model parashikimi për zhvillimin e ardhshëm të pandemisë Covid-19.

Në bazë të këtij studimit situata pandemike fillimisht do të përmirësohet në Europë, gradualisht edhe në SHBA e gjithashtu ne disa zona të hemisferës jugore, përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, të cilat së shpejti mund të paraqesin kushte të favorshme për mospërhapjen e virusit në muajt nga qershori deri në shtator.

Sa ka shërbyer karantina?

Një pjesë tjetër e studimit shikon lëvizjen e koronavirusit përpara se vendet të merrnin masa për të përmirësuar virusin. Në 5-6 ditët e para që pasuan zbulimin e rasteve të para në Vo Euganeo dhe në zonën e Lodi. Studimi i përgjigjet një pyetjeje specifike: Çfarë do të ndodhte nëse vendet nuk do të kishin vendosur masa kontrolli? Në ditët kur shtetet akoma lejonin lëvizjen e lirë të njerëzve, ata nuk ishin pajisur me maskat dhe veshjet mbrojtëse, ata nuk kishin zbatuar rregullat për distancimin shoqëror, sipas studimit që analizoi shumicën e zonave.
Mbyllja totale do të kishte zvogëluar shkallën e përhapjes në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa ndryshimet midis zonave më të nxehta dhe më të ftohta të botës që u prekën në fillim nga virusi.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 të tjerë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 74.809 qytetarët dhe janë infektuar 1,263,224. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me virusin 25,857 qytetarë.

Burimi: IlGironale

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll