Bota

“13 kapituj me udhëzime”/ Shkollat në Greqi do të rihapen nën masa të rrepta sigurie

7 Maj 2020, 12:09 Nga DOSJA
“13 kapituj me udhëzime”/ Shkollat në Greqi do të

GREQI– Ministria e Arsimit ditën e djeshme dërgoi udhëzime gjithëpërfshirëse shëndetësore në të gjitha autoritetet drejtuese të arsimit.

13 kapitujt e udhëzimeve kanë të bëjnë me të gjithë kornizën e aktiviteteve brenda mjedisit shkollor, përfshirë masat e domosdoshme të higjienës dhe ato që mësuesit, prindërit dhe studentët duhet të dinë dhe zbatojnë, respektimi i rregullave të higjienës personale dhe mbajtja e distancave të duhura, si të trajtohen pajisjet shkollore. Gjithashtu nxënësit mund të dalin nga klasat në kohë pushimi duke ju përmbajtur rregullave të higjenës.

Në mënyrë të prerë, studentët do të udhëzohen të mos qëndrojnë me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu do të duhet të përdorin mbulesat e tastierës, ndërsa vendet duhet të dezinfektohen para se dikush tjetër të ulet.

Gjithashtu udhëzimet përfshijnë mbështetje psikologjike për adoleshentët dhe mësuesit si dhe ushtrime se si të merren me situata të ndryshme që mund të shfaqen. Të mërkurën, shkollat e mesme u hapën në mënyrë që mësuesit të mund të fillojnë përgatitjen e orëve të tyre për shkak të rikthimit të nxënësve të klasave të fundit të gjimnazit të hënën.

Njëkohësisht pati protesta nga sindikalistët dhe një numër i mësuesve të shkollave, si dhe kryetarët e bashkive në disa ishuj grekë, të kujdesshëm se rifillimi i klasave mund të çojë në rikthimin e virusit. Kështu që nuk qe befasi që sindikata e mësuesve të shkollave të mesme (OLME) deklaroi një grevë për tre orë me rradhë të mërkurën.

Teksa ka folur për Skai TV, Presidenti i OLME Theodoros Tsouchlos shprehu ankthin për faktin që mësuesit dhe studentët do të mblidheshin së bashku në një hapësirë të mbyllur në grupe nga 30-40 vetë. Ai gjithashtu u ankua se mësuesve nuk u ishin dhënë udhëzime adekuate dhe se ata në ishuj, në veçanti, përballen me shumë probleme. Pavarësisht kësaj, shumica e drejtorëve dhe mësuesve raportohet se u paraqitën në shkolla të mërkurën.

Burimi: ekathimerini 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll