Bota

Tjetër rekord i frikshëm në Rusi/ 11.231  raste të reja me Covid-19 në 24 oërët e fundit. Vdekshmëria është në nivel

7 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
Tjetër rekord i frikshëm në Rusi/ 11.231  raste të reja

RUSI– Në Rusi dita ditës gjendja e Covid-19 po rëndohet edhe më shumë. Sipas mediave të huaja të paktën  11.231 raste të reja me koronavirusi janë shënuar në  24  orët e fundit në Rusi. Megjithatë sërish vdekshmëria mbetet në nivele të ulëta, ku në 24 orët e fundit kanë vdekur vetëm 88 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm  të viktimave në 1.625.

Me 177.160 raste të regjistruara, Rusia ka kaluar edhe Francën duke u renditur si vendi i katërt në Europë, dhe i 5 në rang global për numrin e të infektuarve.

Rritja e numrit të të sëmurëve me koronavirus gjatë javës së kaluar mund të shpjegohet, sipas autoriteteve me rritjen e numrit të testimeve të depistimit, 4,8 milionë sipas numërimit të ditës së sotme, që bën të mundur zbulimin e rasteve asimptomatike në veçanti.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 të tjerëAmerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 74.809 qytetarët dhe janë infektuar 1,263,224. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me virusin 25,857 qytetarë.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll