Bota

Akuzoi Kinën për virusin/ Pompeo:SHBA nuk është e sigurt që koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan

7 Maj 2020, 11:15 Nga DOSJA
Akuzoi Kinën për virusin/ Pompeo:SHBA nuk është e sigurt

SHBA– Prej në janar të këtij viti kur Covid-19 shpërtheu si fillim në Kinë e më pas në shumë shtete të  botës, Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi  Kinën për mos transparencë.

Ndërkohë akoma më shumë ka vijuar akuzat nga Qeveria amerikane se Kina ka krijuar qëllimisht Covid-19 në një laborator.

Por teksa thonë se kmei prova, si  Trump edhe sekretari i shtetit Mike Pompeo nuk kanë bërë publike asnjë lloj prove që fajëson Kinën.

Tashmë në mediat e huaja është mësuar se  SHBA ka deklaruar se  nuk është e sigurtë sa i përket origjinës së koronavirusit.

Këtë lajm e ka bërë me dije Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo para gazetarëve

“Ne nuk jemi të sigurt, ndonëse ka të dhëna të rëndësishme që tregojnë se ka ardhur nga një laborator. Këto dy deklarata mund të jenë të vërteta. Unë i kam bërë të dyja.”- tregon Pompeo.

Ky i fundit të dielën që lamë pas tha publikisht se ka parë “shumë të dhëna” që tregojnë se virusi ka ardhur nga një laborator në Wuhan, ku në përgjigje të saj Kina ka prezantuar të dhëna për të vërtetuar këtë pretendim.

Komuniteti i inteligjencës ka thënë se virusi nuk është krijuar nga njeriu dhe se atij nuk është i janë modifikuar gjenet, ndonëse janë duke kërkuar për origjinën e tij.

Kujtojmë që deri më tani Amerika është vendi më i goditur në  botë nga Covid-19 me mbi 72  mijë viktima dhe 1.2 milionë të sëmur .

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba mike pompeo donald trump koronavirusi ne shba mike pompeo

Sondazh

Poll