Aktualitet

Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen dy të rinj, procedohen dy të tjerë

7 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA
Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen dy të

Tiranë– Policia e Tiranës ka arrestuar H. H, 29 vjeç dhe A. A, 26 vjeç, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike (hashash) nëpër kryeqytet. Sipas policisë gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme. Po kështu janë proceduar edhe A. Xh., 21 vjeç dhe D. V., 23 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Combination”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga dy posedues që shpërndanin lëndë narkotike. Procedohen penalisht edhe 2 shtetas që blinin lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me cannabis sativa, 404.000 lekë të reja dhe 4 telefona celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës, organizuan punën për identifikimin dhe lokalizimin e këtyre shtetasve.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të këtyre shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i kanë mbajtur nën vëzhgim për të bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë.

Pas vëzhgimit të kryer, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. Xh., 21 vjeç dhe D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Arrestimi i shtetasve H. H dhe A. A. u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj ne tirane arrestohen dy te rinj ne tirane

Sondazh

Poll