Aktualitet

“Ma shpjegon dot? Asnjë i vdekur këto dy javë”/ Sazan Guri: Nuk ka pandemi, është mashtrim, Rama po tallet me jetën e

7 Maj 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Ma shpjegon dot? Asnjë i vdekur këto dy javë”/ Sazan

Tiranë- Mesditën e sotme, Shoqëria Civile ka zhvilluar një protestë tek “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, ku kërkoi që t’i jepet fund kufizimeve që ka vendosur qeveria për shkak të pandemisë së karonavirusit. Sazan Guri u shpreh se nuk ka më pandemi dhe se Rama tallet me jetët e shqiptarëve. Ai theksoi se gjithçka është një mashtrim.

“Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt. Janë 2 milionë të tjerë gati për pròtestë. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit. Po këtë ma shpjegon dot,  asnjë i vdekur këto dy javë. Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pándemi. E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet. Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, tha Sazan Guri për FaxNews.

Ditën e sotme, protestuesit janë shpërndarë forcërisht nga forcat e Policisë. Ata ishin mbledhur në shesh, për të kundërshtuar masat e marra për koronavirusin. Menjëherë ndërhyri Policia, e cila i  ka tërhequr zvarrë  ata për t’i shoqëruar protestuesit, ndërkohë disa prej tyre kanë bërë edhe rezistencë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sazan guri sazan guri

Sondazh

Poll