Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Sheshin Skënderbej, shoqërohet zvarrë edhe avokati i njohur (FOTO+EMRI)

7 Maj 2020, 10:41 Nga DOSJA
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Sheshin

TIRANË- Një protestë e organizuar përmes rrjeteve sociale, nga avokati Altin Goxhaj dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile ka degraduar në përplasje me Policinë e Shtetit. Në pamjet e transmetuara sot nga Fax News, pjesëmarrja është e vogël.

Në thirrjet “Jo Diktaturës”, “Për Lirinë e Shqipërisë”, tubuesit kanë kërkuar që karantina të hiqet.

Protesta është mbyllur me shoqërimin e tri protestuesve zvarrë nga Policia, mes tyre edhe avokatin Zaçe Islami dhe Klajdi Bellon, aktivist.

Kjo është protesta e parë e organizuar në Shqipëri dy muaj pasi vendi ndodhet në karantinë totale. Protestuesit kanë kërkuar heqjen e karantinës dhe hapjen e bizneseve për të vijuar jetën normalisht, pasi siç tha edhe njëri prej tyre, rregullat po vendosen nga “Despoti Edi Rama”.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi bello protesta ne sheshin skenderbej zace islami klajdi bello protesta ne sheshin skenderbej zace islami

Sondazh

Poll