Aktualitet

VIDEO/ Protestë për heqjen e karantinës në sheshin Skënderbej, shoqërohen 3 aktivistë, Sazan Guri: S’ka pandemi! (Përp

7 Maj 2020, 10:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Protestë për heqjen e karantinës në sheshin

TIRANË– Shpërndahet forcërisht nga forcat e Policisë, protesta e shoqërisë civile në sheshin “Skendërbej”! Protestuesit ishin mbledhur në shesh, me pankarta në duar “Jo diktaturës” duke kundërshtuar masat e marra për koronavirusin, që sipas tyre po shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut.

Menjëherë për të shpërndarë tubimin ka ndërhyrë edhe Policia, e cila ka tërhequr zvarrë për t’i shoqëruar protestuesit, ndërkohë disa prej tyre kanë bërë edhe rezistencë.

Dosja.al mëson se një prej të shoqëruarve është edhe studenti Klajdi Bello, i cili është nisur për në Komisariat. Të pranishmit kanë bërë me dije se ai është tërhqur për disa metra nga Policia për t’u futur më pas në furgon. Po ashtu, në të njëjtën formë janë shoqruar edhe persona të tjerë. Nga uniformat “blu” është shoqëruar edhe avokati Zaçe Islami, i cili në daljet e tij publike ka shprehur qëndrimet e tij konspirative lidhur me koronavirusin.

Ndërkohë disa protestues të tjerë janë këshilluar, një prej tyre ka qënë edhe ambientalisti Sazan Guri.

Në një intervistë për mediat, ai u shpreh se në protestë u mblodhën 200 veta, të cilët sipas tij ruajtën me shumë fanatizëm distancën e sigurisë. Ambientalisti kërkoi lirimin e masave pasi javët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë. Ndërsa një prej të pranishmeve, u shpreh se tani do të zhvendosej tek Drejtoria e Policisë për të protestuar kundër shoqërimit të qytetarëve. Ajo u shpreh se Shqipëria po rikthehet në diktaturë. 

Shpërndarja e protestës ka shkaktuar zemërim tek qytetarët, të cilët shpreheshin se po respektonin të gjitha rregullat e sigurisë, duke mos i kursyer akuzat ndaj qeverisë, e cila sipas tyre po kërkon që të rivendosë diktaturën.

Mësohet se të pranishëm për të shpërndarë protestën ka qënë Policia e Shtetit, ajo bashkiake dhe disa ushtarë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi bello koronavirusi ne shqiperi protesta ne sheshin skenderbej klajdi bello koronavirusi ne shqiperi protesta ne sheshin skenderbej

Sondazh

Poll