Aktualitet

“Mos pini hashash”, griset afishja në murin e pallatit në Laprakë

27 Mars 2019, 15:46 Nga DOSJA
“Mos pini hashash”, griset afishja në murin e pallatit në

TIRANË- Në një bllok banimi në Laprakë, qytetarët kanë një shqetësim; ka shumë hashash në ajër.

Për më tepër, konsumatorët e hashashit, nuk kujdesen fare as për orën dhe as për vendin ku mblidhen, duke bërë që tymi dehës të depërtoje edhe në ambientet e shkollës, kopshtit apo shtëpive të bllokut.

Pas tentativave të shumta për t’i evidentuar hashash-pirësit dhe për të negociuar me ta ballë për ballë, diksuh vendosi ta provojë me një copër letër, të printuar dhe afishuar në murin e pallatit, pikërisht aty ku dyshohet se është baza kryesore e konsumatorëve.

“Ju lutem mos pini hashash për respekt të shkollës kopshtit dhe familjarëve”, është kërkesa lakonike e të revoltuarve.

Por reagimi nuk ka qenë po aq i mirësjellshëm. Letra është grisur gjysme, duke dëmtuar foton ilustruese të lutjes, por jo përmbajtjen.

Në fakt autori ka bërë një gabim taktik duke kërkuar ta përjashtojë fare pirjen e hashashit, ndërkohë që mund të kishte kërkuar vetëm ndryshimin e vendit për të gjetur mirëkuptimin e konsumatorëve.

Nuk dihet si do të zgjidhet konflikti i dehjes në këtë bllok në Laprakë, por duket se palët janë larg një marrëveshjeje, ashtu si qeveria me opozitën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konsumatorët e hashashit laprake tirane konsumatorët e hashashit laprake tirane

Sondazh

Poll