Bota

COVID-19/ Shkon në 27 numri i viktimave në Kosovë, humb jetën një 63-vjeçare, një tjetër në gjendje të rëndë

7 Maj 2020, 08:34 Nga DOSJA
COVID-19/ Shkon në 27 numri i viktimave në Kosovë, humb

Kosovë- Shkon në 27 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Mësohet se ka humbur jetën një 63-vjeçare, e cila kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po kështu mësohet se edhe një tjetër i infektuar, i cili është i shtruar në spital, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht në Kosovë janë infektuar 860 persona dhe  533 kanë fituar betejën me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll