Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë tregon rrengun që i bëri Rooney: Më dha viagra në vend të vitaminave

7 Maj 2020, 09:27 Nga DOSJA
Ish-sulmuesi i Anglisë tregon rrengun që i bëri Rooney: Më

ANGLI-Carlton Cole ka zbuluar një histori të çuditshme gjatë kohës së tij në kombëtaren angleze. Ish-sulmuesi i Ëest Ham luajti vetëm 7 ndeshje gjatë karrierës së tij me “Tre Luanët”, por kjo nuk e pengoi Rooney me shokë ta vinin në lojë.

36- vjeçari tregon se atij ia kishin ndërruar qëllimisht vitaminën me viagra dhe i është dashur të stërvitej i erektuar. “Unë isha i vetmi person në stërvitje me tri këmbë. Një gjë të tillë ma bënë Defoe, Rooney dhe Filips përpara ndeshjes kundër Holandës në 2009-ën.

Kujtova se më dhanë një vitaminë, por ishte viagra. Isha lojtari më i shpejtë në stërvitje”, tregon Cole, duke shtuar se trajneri Fabio Kapelo, pavarësisht vështirësive të ereksionit, nuk e mësoi kurrë rrengun që i bënë shokët e kombëtares.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carlton cole ish-sulmuesi i anglise rooney carlton cole ish-sulmuesi i anglise rooney

Sondazh

Poll