Sport

FOTO/E konfirmon vetë Dybala, sulmuesi i Juventusit zhduk nga trupi i tij koronavirusin

6 Maj 2020, 17:53 Nga DOSJA
FOTO/E konfirmon vetë Dybala, sulmuesi i Juventusit zhduk nga trupi i tij

ITALI-Paulo Dybala është totalisht i shëruar nga Covid-19. Sulmuesi argjentinas ishte një nga të parët futbollistë të infektuar, por koronavirusi qëndroi shumë në trupin e tij. Mediet italiane vazhdimisht njoftonin për teste pozitive të argjentinasit edhe pse ai kishte nisur të stërvitej individualisht në shtëpinë e tij. Ditën e sotme ai ka marrë përgjigjen e testit të radhës dhe është konfirmuar se është totalisht i shëruar.

Lajmin e ka njoftusr vetë “La Joya” nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetet sociale, ku njofton i gëzuar se është shëruar nga virusi, që ka gjunjëzuar pjesën më të madhe të globit.

 

 

 

Mi imagen lo dice todo, finalmente curado de Covid-19 ???♥️. My face says it all, i’m finaly cured from Covid-19 ??♥️?La mia faccia dice tutto: finalmente guarito dal Covid-19!

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

“Fytyra ime tregon gjithçka, më në fund u shërova nga Covid-19”, shkruan Dibala në përshkrimin e fotos. Një pjesë e skuadrave të Serie A kanë nisur stërvitjen dhe Dibala së shpejti do të jetë i gatshëm të bashkohet me shokët e Juventusit, pas ditëve të vështira të kaluara. 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala juventus sulmuesi largon koronavirusin dybala juventus sulmuesi largon koronavirusin

Sondazh

Poll