Sport

Champions League/ Në Francë e bëjnë të sigurtë: Juventus-Lyon do të luhet në këtë datë

6 Maj 2020, 18:09 Nga DOSJA
Champions League/ Në Francë e bëjnë të sigurtë:

FRANCË-Në Francë janë të sigurt: Juventus-Lyon, ndeshja e dytë e raundit të 16-të të Champions League, do të luhet në 8 gusht. Takimi do të zhvillohet  në Torino nëse lejohen kushtet sanitare. Një lajm i tillë u raportua  nga RMC Sport, duke cituar burime brenda UEFA-s pas takimit të mëngjesit të së mërkurës midis presidentëve të disa prej klube kryesore evropiane. Transmetuesi transalpin shton se, sipas burimeve të tij, çerekfinalja tashmë duhet të fillojë në 10 dhe të gjitha do të luhen deri më 12 gusht.

Ndeshja e parë, e cila përfundoi 1-0 për Lyon, u mbajt në Francë në 26 shkurt, në ditët e para të urgjencës së Covid-19. Ndeshja e kthimi pritet dy javë më vonë, por nuk u luajt dhe mbetet një nga katër raundet e 16 që duhet të japin verdiktin në fushë, së bashku me Manchester City-Real Madrid, Bayern Munich-Chelsea dhe Barcelona-Naploli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league juventus-lyon rmc sport champions league juventus-lyon rmc sport

Sondazh

Poll